Rama ekspozon punonjësit e sigurisë kibernetike, “show” me 8.4 milionë euro për karrige dhe kompjuterë rrezikon sigurinë kombëtare

Sulmet kibernetike që “gjunjëzuan” disa nga institucionet publike dhe kompanitë private në vendin tonë, kanë ngritur alarmin te qeveria dhe kryeministri Rama, që kërkon mbajtjen të fshehtë të sekreteve shtetërore dhe mbi të gjitha marrëveshjeve dhe tenderave sekretë.

Ditën e sotme ai ka njoftuar nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale krijimin e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, e cila do të mbështetet nga SHBA dhe do të mbrojë vendin tonë nga sulmet që vijnë nga vendet e tjera.

Por i gjithë ky “show” që do t’i kushtojë Shqipërisë 8.4 milionë euro, ku u treguan vetëm disa karrige dhe kompjuterë, mund të kthehet në një rrezik për Sigurinë Kombëtare, pasi në video ekspozohen punonjësit e Forcave të Armatosura për sigurinë kibernetike.

Këta persona janë të pajisur me Certifikatë Sigurie, çfarë do të thotë se kanë akses në dy rrjete, atë të klasifikuar dhe atë të paklasifikuar. Ekspozimi i tyre në publik i kthen ata në një shënjestër për “mafian kibernetike”, pasi këta punonjës mund të shantazhohen apo manipulohen, duke rrezikuar të gjitha Forcat e Armatosura dhe sistemet mbrojtëse të vendit tonë.

Kjo video e tillë propagandistike e kryeministrit Rama, e publikuar me shumë krenari, tashmë është kthyer në një rrezik për punonjësit e ekspozuar dhe për Shqipërinë. Gjithashtu vlen të theksohet se do të oaguhen 8.4 milionë euro, por ndërkohë Shqipëria vijon ende të përdorë sistemet mbrojtëse të NATO-s, pasi ende nuk kemi një system mbrojtës kombëtar, çfarë do të thotë se kjo shumë e madhe do të duhet të justifikohet, pasi mjetet e publikuara në video nuk e justifikojnë./ Ditari.al

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *