Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, duke komentuar tensionet e sotme në sallën e parlamentit, mes opozitës dhe mazhorancës, ku të pranishëm ishin dhe dy ambasadorë, shkruan se ndërkombëtarët e panë situatën vetë.
‘Të paktën, ambasadorët e vendeve mike ose ‘partnerët’, siç i quajmë, morën njoftim që debati parlamentar, parlamenti dhe parlamentarizmi ‘mbase’, ‘ndoshta’, ‘mundet që’, të jetë duke përjetuar një ‘ngërç’, ose ‘stalemate’ …