25 vjet pas Raçakut, Beogradi i përmbahet qëndrimit të Millosheviçit: Viktimat ishin guerrilas

0
163

Agjencia e lajmeve së Serbisë, “Tanjug” raporton për një takim mes kreut të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka zhvilluar një takim me Danica Marinkoviç, që “zhvilloi hetime në skenën e krimit pas 15 janarit 1999, ku ndodhën përplasje me armë në Raçak të Kosovës”. Për zyrtarin serb roli i Marinkoviç është esencial në zbulimin e së vërtetës dhe se ajo do t’i mbetet trashëgimi të ardhmes.

“Kurajua dhe profesionalizmi i Marinkoviç na mëson se e vërteta mund të mbrohet vendosmërisht…dhe në mënyrë të mirëargumentuar pasi sot po ashtu, Serbia shpesh është viktimë e aktiviteteve propagandisitike dhe luftës së specializuar që kryhet kundër nesh dhe e vetmja mënyrë kundër saj është e vërteta”, tha Petkoviç.

Qëndrimi i Petkoviç i bën jehohnë një politike që zë fill që në vitin 1999 kur në Beograd drejtonte Milloscheviç. Në atë kohë pala jugosllave nuk pranoi hetime nga gjykata e krimeve duke kryer hetime me prokurorë të saj dhe nga Bjellorusia. Ndërkohë që u lejua një grup hetimor finlandez, drejtuesja e të cilit, antropologia Helena Ranta e cilësoi aktin si krim kundër njerëzimit.

Pas 25 vjetësh Beogradi paraqitet me të njëjtin qëndrim sepse mbi atë qëndrim bazohet edhe legjitimiteti politik i lojës së vet politike sot duke dëshmuar sesa e mykur është një politikë e tillë dhe se sa pak gjëra kanë ndryshuar realisht në Beograd. Në të gjithë spektrin politik të atij vendi.

Në fund të fundit, një narrativë që shndërrohet në dogmë pamundëson normalizim me fqinjët dhe është e qartë se asnjë shqiptar nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël pavarësisht se çfarë prrllasin kërriçët që qeverisin këtë vend: Serbia nuk ka dhe nuk do normalizim me askënd në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here