A po e përgatit Rama, Blendi Gonxhen si pasardhës të Veliajt në Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet deputeti socialist

Analisti Mentor Nazarko në një intervistë në “Real Story” në ABC foli për krijimin e ministrisë së re, dhe vendosjen e Bledi Gonxhes në krye të saj.

Nazarko theksoi se kryeministri Edi Rama kërkonte një njeri vendimmarrës, ekzekutiv dhe cilësor dhe këtë e gjeti sipas tij tek Blendi Gonxhe.

Ndërkohë deputeti Plarent Ndreca u pyet lidhur me mandatin e fundit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe nëse shihet dalja e Bledi Gonxhes në skenë, si një figurë e radhës. Ndreca theksoi se kjo mbetet ende për t’u parë dhe se Partia Socialiste ka figura shumë të mira.

Pyetje: Erion Veliaj në mandatin e tij të fundit si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Rama besoj që është në kërkim të një figure për këtë u fol për Maznikun, Gonxhe që ka lënë dhe ai një figurë dhe i përfolur. A e shikoni këtë dalje të Gonxhes?

Plarent Ndreca: Gonxhe është evidentuar në pozicionet që ka qenë si shumë i mirë dhe që ka krijuar një institucion model. Nuk besoj që ka qenë ky qëllimi. Mendoj që PS ka mjaftueshëm figura që mund ta drejtojnë nesër Bashkinë e Tiranës. Mund të jetë edhe Gonxhe, edhe Mazniku, por ka shumë figura. Sa për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ka shumë figura menaxheriale, por edhe politike. Ka ende kohë përpara.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *