Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, mbajti këtë të martë një deklaratë për mediat ku foli në lidhje me të dhënat e censit të popullsisë.
Dhuli theksoi s etë dhënat që lidhen mbi demografinë, arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë po përpunohen për t’iu ardhur në ndihmë më vonë qytetarëve përmes orientimit të politikave publika
Drejtoresha e INSTAT theksoi se të dhënat e censit pritet të publikohen në muajin qershor.
“Do jenë gati për publikim në qershor. Të dhënat do përmban informacione mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika për grupet e përdorimit. Bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve”, u shpreh Dhuli.