21 vjeçarja shqiptare Klaudia Lata, e cila humbi jetën në aksidentin e 23 shkurtit 2023 ku dy trena në Tempe u përplasën me njëri-tjetrin, do të nderohet nga autoritetet në Larisa.
Sipas mediave greke, kanë nisur procedurat për të riemërtuar rrugën “Solona” në lagjen Nea Smyrni në Larisa me emrin e Klaudias.
Propozimi për riemërtimin e rrugës u vendos unanimisht në mbledhjen e Komunitetit të 3-të majin e kaluar dhe së fundi Komisioni i Emërtimeve pranoi me shumicë propozimin për riemërimin e rrugës “Solon” në rrugën “Alexandras Lata”.
57 perona humbën jetën në aksidentin tragjik, mes tyre 6 shqiptarë. Klaudia kishte shkuar në Patra për një festival që po mbahej ato ditë.
Prindërit i ishin lutur që jo të ndalonte në Larisa, por vajza kishte refuzuar pasi dëshironte të kapte të nesërmen orën e mësimit.