Strazimiri: Ndërkombëtarët e morën vesh që debati parlamentar është në ngërç

0
187

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, duke komentuar tensionet e sotme në sallën e parlamentit, mes opozitës dhe mazhorancës, ku të pranishëm ishin dhe dy ambasadorë, shkruan se ndërkombëtarët e panë situatën vetë.

‘Të paktën, ambasadorët e vendeve mike ose ‘partnerët’, siç i quajmë, morën njoftim që debati parlamentar, parlamenti dhe parlamentarizmi ‘mbase’, ‘ndoshta’, ‘mundet që’, të jetë duke përjetuar një ‘ngërç’, ose ‘stalemate’.
Të paktën kështu e quanin në inglizçe në 2011 kur thërrisnin Sali Berishën tek ‘Krokodili’ për t’i kërkuar llogari se pse Edi Rama nuk votonte ‘3 ligjet’ e famshme.

Nuk është pak si fillim!!!!

KAQ!’, shkruan Strazimiri në një postim në Facebook.

Në seancën e sotme parlamentare të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilët e panë nga afër se si mazhoranca e Edi Ramës i ka hequr opozitës çdo lloj të drejte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here