Vasili: Nikolla ngatërron adhurimin ndaj Ramës me detyrën

0
150

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kuvend, duke postuar një fotografi të kryeministrit Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla duke u përqafuar.

Vasili u shpreh se Nikolla ka “ngatërruar përqafimin dhe adhurimin ndaj Ramës me detyrimin për të respektuar deri në fund Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”

Ai vijoi kritikat ndaj saj duke thënë se Parlamenti nuk ka parë kurrë një Kryetare Kuvendi “kaq të depersonalizuar dhe të dobët” dhe se kjo e fundit “kujdeset vetëm për humorin dhe interesat e Ramës”.

Reagimi i plotë:

Nikolla ngatërron përqafimin me detyrimin!

Mjerisht Kuvendi i Shqipërisë po përjeton ditet më të turpshme të tij për shkak të rrëmbimit mafioz të Ramës dhe nënshtrimit poshtërues të Nikollës.

Kjo e fundit ngatërron përqafimin dhe adhurimin ndaj Rames me detyrimin për të respektuar deri në fund Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Edhe dje Nikolla me debilitetin politik kronik të saj vazhdoi seancat dhe votimet rrufe e të paligjshme disa minuteshe duke dhunuar parlamentin.

Deputetët, që pritën në sallën e pushtuar nga rreshtat e gardistëve ende pa filluar seanca, që kontrollohen kafshërisht nga garda që në hyrje, jane ky “normaliteti” talebanesk i Nikollës.

Mohimi mafioz i çdo të drejte kushtetuese të opozitës është mbështetur dhe përkrahur nga Nikolla, e cila eshte kthyer ne një marionetë qesharake, që telekomandohet nga Rama dhe interesat e tij.

I kthyer nga Nikolla në një institucion vegël të verbër, të poshtëruar, të shkelur dhe të përdorur Kuvendi nuk është më zemra kushtetuese e Republikës tonë Parlamentare, por vetëm zorra qorre e Ramës.

Sjelljet prej të dhunuare të Nikollës do të fiksohen perjetë në historinë e parlamentit.

Parlamenti nuk ka parë një Kryetare Kuvendi kaq të depersonalizuar dhe të dobët.

Nikolla i ngjan një shërbyese të mjerë të kokorroçit mafioz, që drejton qeverinë duke hedhur Parlamentin në preherin e interesave mafioze të qeverisë.

Antikushtetutshmëria është bërë pandemike në çdo veprim të parlamentit dhe Nikolla ” kujdeset” vetëm për humorin dhe interesat e Ramës dhe jo për respektim absolut të Kushtetutës dhe Rregullores.

Republika jonë është sot nën një sulm të mafies qeveritare e cila ka shkrirë tre pushtetet në një të vetëm dhe sot Rama ka mbyllur parlamentin dhe drejtësinë në bodrumin e kryeministrisë.

Edi Rama ha dhe gëlltit vota rilindase në parlament për të larë pislleqet e vendimeve të qeverisë dhe për tu fshehur në bunkerin e votës kolektive të deputetëve të inkriminuar dhe të debilizuar rilindas.

Edi Rama kërkon të fshihet pas votave rilindase në Kuvend, por e ka të kotë sepse mijra dokumente, fakte dhe prova i kanë vënë vulën fajit të tij dhe Kuvendi i Nikollës së telendisur nuk ja zgjidh dot hallin.

Ajo që do mbetet në memorje është thjesht dhe vetëm kthimi nga Nikolla i parlamentit në një landfill për plerat e Edi Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here