Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e mafiozit grek Vangelis Zampuonis, i njohur me nofkën “Zambon”.
Në “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Zambon-i dyshohet të jetë ekzekutuar nga në grup kriminal shqiptar. Dyshimet për një vrasje të mundshme nga shqiptarët vijnë për shkak të mënyrës së ekzekutimit të Zambon-it.
“Ne në Shqipëri e mbulojmë pak kriminalitetin në Greqi. Ne e ndjekim pak si media. Në fakt rezulton që grupet më të ashpra që kanë operuar në Shqipëri vijnë nga Greqia. Mafiozi “Zambonis”, që u vra në Greqi u masakrua.
Gjatë 7 viteve të fundit ai u kthye në personazhet kryesore në Greqi sepse një nga bizneset kryesore të tij ishte gjobëvënës. Këta merrnin një pagesë fikse nëpër ishujt. Avantazhi i tij erdhi pasi zhduki disa nga grupet e mëdha dhe bashkëpunimi që kishte me autoritetet greke. Ai kishte një mbështetje dhe nga mediat greke, kur diçka ndodhte atje direkt në mediat greke dilte që ato ishin kryer nga shqiptarët.
Ai është një njeri që mund të ketë urdhëruar më shumë vrasje për shtetasit shqiptarë. Ngjarja e fundit që ne kemi përmendur ka qenë një ngjarje në finalet e Katarit, kur u ekzekutuan 2 shqiptarë. Mediat shkruajtën që këta u vranë nga shqiptarët për rivalitet, ndërkohë që vrasjet e tyre janë porositur nga Zamboni dhe ka përdorur një vrasës të njohur në Shqipëri. Atentati është bërë nga Zamboni sepse ka patur një konflikt me viktimën.
Për të eliminuar Zambonin ka patur disa atentate sepse u ka mbijetuar atyre. E fundit ka qenë gushtin e kaluar, por në atë kohë dyshohej që ai e zbuloi këtë dhe lajmëroi policinë. Ngjarja e ndodhur ditën e shtunë, ku ishte me një mjet të blinduar dhe në afërsi të karburantit të tij dhe ndaj ti është qëlluar. Atje kanë qëlluar 3 kallashnikovë dhe janë gjendur 90 gëzhoja. Ata kanë përdorur fishekë blindëshpues. Atij nuk i është lënë kohë të kapë as armën e parë dhe as të dalë nga makina. Madje kaq të vendosur kanë qenë autorët saqë më pas janë afruar e kanë qëlluar dhe nga afër duke mos I lënë asnjë mundësi.
Akuza dhe dyshimi është që nga mënyra si është vepruar dhe ashpërsia, dyshimet janë që janë të grupeve shqiptare. Në fakt këto lloj vrasjesh I ka bërë më parë dhe rusët. Mediat kanë ngritur hipotezën që janë shqiptarë. Kjo është e rëndësishme për Shqipërinë sepse shqiptarët që ndodhen në burgjet greke, gati 3200”, tha Hoxha.