E menduam lapsus”/ Dhoma e Avokatisë “godet” Sadushin: U shfajësua për vonesat dhe stokun e dosjeve

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me deklaratën e bërë fundvitin e kaluar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili kritikoi avokatët për mënyrën se si i bëjnë rekurset.

Në deklaratën e Dhomës së Avokatisë theksohet se e kanë konsideruar si një lapsus deklaratën e Sadushit, duke pritur një ndjesë prej tij, gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas Dhomës së Avokatisë, Sokol Sadushi duke fajësuar rekurset e bëra pa të drejtë nga avokatët, u shfajësuat lidhur me vonesat e gjykimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë e për rrjedhojë edhe të stokut të krijuar ndër vite.

Më tej thuhet se me ketë kapërcim artificial të shkakut real të stokut, duke e faturuar tek numri i lartë i rekurseve, kreu i Gjykatës së Lartë nuk bëri prezent shkaqet e vërteta te krijimit të vonesave në gjykim te krijuara ne vite. Sipas avokatëve, Sadushi duhet të ishte transparent dhe të pranonte shkakun real të vonesave e për rrjedhoje të stokut për shkak mosparashikimeve si dhe të mosmanaxhimit te problemeve qe do te passillte zbatimi i reformes ne drejtesi.

Dhoma e Avokatisë po ashtu sqaron se me atë deklaratë, Sokol Sadushi cënoi hapur dy te drejta bazike, “së pari, të drejtën individit per t’ju drejtuar gjykatave në mënyrën që e vlerëson ai në kërkimin e një të drejte dhe së dyti te drejten per te ushtruar pa kufizim ushtrimin dhe realizimin e mbrojtjes nga avokatet, si dy te drejta themelore te sanksionuar ne kushtetute”.

Share it :