Murtaja afrikane/ Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importet e derrave për një afat të pacaktuar nga Sllovakia,Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika.

Kjo pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

Për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga Italia, Bullgaria dhe Gjermania është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *