Ndërmarrjet Erzeni, Lufra dhe Gjirofarma nën hetim për abuzime në tregun e qumështit!

0
183

Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se katër kompani të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij janë vendosur nën hetim. Kompanitë që janë vendosur nën hetim janë Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK për abuzim në treg për shpërndarjen e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

 

”Referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, rezulton se sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese sipas nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003, thuhet në njoftim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here