Peticion kundër kreut të Psikologëve! 216 firma për “shkeljet e Valbona Treskës”

0
181

Një peticion i firmosur nga 216 psikologë në të gjithë vendin i është drejtuar qeverisë kundër Presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, me argumentin se institucioni po kryen trajnime dhe akreditime që nuk janë miratuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.

Një prej firmëtarëve është dhe Altin Nika, anëtar i këshillit të lart të Urdhrit të Psikologut, i cili thotë se për këtë shqetësim ka pasur dhe një komunikim me portalin e bashkëqeverisjes.

Urdhëri i i psikologut po zhvillon trajnime edukimi në vazhdim me kreditë, një proces të ngjashëm dhe paralel, i cili sipas legjislacionit në fuqi nuk është akredituar ASCK. Lidhur me detyrimin ligjor për akreditimin e trajnimeve, Urdhri i Psikologut nuk ka aplikuar në ASCK. Kjo ka sjellë paqartësi dhe kosto financiare në fushën e psikologut.” – shprehet Nika për Tch

Sipas tij trajnimet e kryera gjatë vitit të kaluara që kanë shkuar deri në 1500 euro, rezultojnë të pavlefshme ligjërisht.

“Ne kemi rreth 6-7 vite që bëjmë edukim në vazhdim dhe e gjithë pjesa e trajnimeve duket që nuk është akredituar dhe ka shumë gjasë që të shkojë dëm kështu siç është dhe një kërkesë e dytë për institucionet, në mënyrë që këto trajnime, të njihen.” tha Nika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here