Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh nga një specialist i Census-it, i cili thekson se popullsia në Shqipëri është më pak se 1.5 milionë banorë.
Specialisti shkruan se Berisha ka patur të drejtë kur ka denoncuar fshehjen e rezultateve të censusit dhe shton se këto rezultate po falsifikohen për të mos nxjerrë në pah edhe manipulimet që janë bërë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Denoncuesi shton se nga rregjistrimi i CENSUS-it dalin mbi 200 mijë vota tepër.
Postimi i plotë:
Republika e mashtrimit.
Shqipëria me 1.478.126 banorë.
Sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullatës numri i popullatës në Shqipëri krahasuar me vitin 2011 është përgjysmuar!
Lexoni mesazhin e qytetarit digjital:
Mirembrema doktor!
Jam nje specialist tek Censusi dhe ju keni denoncuar me te drejte fshehjen e rezultateve katastrofe te ketij censusi qe po punojne me ore te zgjatura per te fallsifikuar. Ju keni plotesisht te drejte desha te ju informoj qe: sipas karkulimeve permbledhese te rregjistrimin te popullsise rezultoj se u rregjistruan gjithsej 1.478.126 qyteatre ne republiken e Shqiperise ,por me urdher nga siper nuk u be publike per faktin se kemi te bejm me nje SKANDAL mafioz te organizur qe ka te bej edhe me zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku ne shkalle vendi kane hedhur voten rreth 1.7 milion qytetare, ose me sakt 1.667.352 votues, qe do te thot se nga rregjistrimi i CESNUS-it dalin mbi 200 mije vota teper nga popollsia, pa llogaritur ketu edhe pjesen e qytetareve nen 18 vjec