Rrëshkitja e euros/ Eksportet “made in Albania” u tkurrën me 9.5% në 2023, në rënie dhe importet

0
178

2023 rezultoi një vit jo shumë i mirë për tregtinë e jashtme të Shqipërisë. Zhvlerësimi i monedhës europiane, i cili preku ndjeshëm eksportet shqiptare, bëri që më pak produktet “Made in Albania” të tregtoheshin në 2023. Shqipëria ka mundur të përfitojë nga shitja e mallrave shqiptare 440 miliardë lekë ose 47 miliardë lekë më pak se në 2022.

“Është fakt që nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi i kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë. Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor por ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor për të shpjeguar me statistika e të dhëna të kuptueshme se çfarë ka ndodhur që po mbiçmohet monedha vendase ne Shqipëri”, tha Alban Zusi, shoqata e eksportuesve shqiptarë.

Goditja nga valuta, eksportet “made in Albania” u tkurrën me

Rënia tek eksportet në 2023 është madje më e lartë edhe se në vitin 2020, kur prodhimi dhe shitjet u bllokuan për shumë muaj për shkak të pandemisë. Në rënie regjistrohet dhe varësia nga produktet e huaja. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 2023-in, blemë 8.2%  në krahasim me vitin 2022 duke regjistruar 873 miliardë lekë mallra ose 77 miliardë lekë më pak.

“Kryesisht janë çmimet ato që kanë ndikuar në këtë bilanc të thelluar në raport me një vit më pare”, u shpreh Edison Zaçaj, ekspert për ekonominë.

Goditja nga valuta, eksportet “made in Albania” u tkurrën me

Ndalur në gjeografinë e vendeve, Shqipëria ka forcuar lidhjet tregtare dhe rritur dërgesat me Italinë, Kosovën, Gjermaninë, Spanjën e Maqedoninë e Veriut. Dhe ka importuar më shumë nga Kina, Turqia, Gjermania e Greqia.

“Ridimensionimi i hartës ishte i pritshëm. të gjitha vendet përpiqen të ulin sa më shumë kostot e transportit”.
Në rritjen e eksporteve ndikimin më të madh e dhanë këpucët e tekstilet dhe mineralet dhe lëndët djegëse si dhe Materiale ndërtimi dhe metale. Nga ana tjetër te shtimi i importeve kanë ndikuar kryesisht Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi dhe Ushqime, pije, duhan.

Goditja nga valuta, eksportet “made in Albania” u tkurrën me

Bilanci tregtar i vitit të shkuar, pra raporti mes eksporteve dhe importeve u mbyll në deficit në vlerën e 433 miliardë lekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here