Zgjedhorja, Kume: Komisionet si ky Alibeaj-Gjiknuri s’bëjnë asgjë, dhe mund të shkohet në zgjedhje pa realizuar rekomandimet

Të premten pritet të nisë punën Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, një mbledhje që pritet të realizohet vetëm nga anëtarët e mazhorancës dhe grupimit të Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.

Ndërkaq, kjo është kundërshtuar me forcë nga pjesa tjetër e opozitës e përbërë nga demokratët e drejtuar nga Sali Berisha dhe Partia e Lirisë.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë e cila tashmë ka degjeneruar këtë të mërkurë edhe në përplasje mes demokratëve Flamur Noka dhe Gazment Bardhit me deputeten Flutura Açka, pjesë e grupimit të PD-së së Bashës, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” nga moderatorja Beti Njuma ishte Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore në Shqipëri.

“Nga ky komision në jo pak raste nuk arrin dot të bëjë asnjë gjë. Dhe ne kemi shkuar në zgjedhjet e radhës pa bërë ndryshimet e rekomanduara në raportin e OSBE/ODIHR-it dhe drejt kësaj mund të shkohet edhe tani dhe do ta kemi të vështirë të realizohen zgjedhje që nuk do të goditen si zgjedhje që kanë rënë ndesh edhe me Kushtetutën.

Nëse nuk ndryshohen presdipozitat e parashikuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që kanë të bëjnë në raport me herësin. Një ndërhyrje do ta bëjnë, por nuk zgjidh funksionimin normal të një demokracie përfaqësuese dhe kushtetuese”, u shpreh ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *