Arlind Qori: Vajza ime është me astëm, jeton mes pluhurit, ndërsa Rama që firmos kullat, jeton në gjelbërim në periferi!

0
182

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për ndotjen e ajrit dhe cilësinë e jetës në Tiranë.

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, foli për arsyet e ndotjes masive të kryeqytetit, që janë ndërtimet pa kriter, trafiku, etj.

Qori solli edhe një shembull personal me vajzën e tij, e cila është diagnostikuar me astmën dhe doktori i rekomandoi të jetojë ne vend me gjelbërim dhe pa ndotje, por kjo është e pamundur në Tiranë, ndërkohë që tha se kryeministri, i cili firmos për kullat që ndërtohen në Tiranë, vetë jeton në periferi, mes gjelbërimit.

 

“Ky është një qytet pa plan, pa planifikim. Bën kërdinë kush ka para, ndërton pafund, bën pluhur, intensifikon trafikun. Është qytet që u shërben shumë pak njerëzve.

Para një viti e gjysmë mu desh të çoja vajzën në spital sepse po ndihej keq. E çuam në spital, ndejti rreth një javë, nuk dhanë diagnozë. U detyruam të bëjmë një vizitë në Firence, na thanë se ka astmë dhe duhet të jetojë në një mjedis të pastër. Unë i thashë ne jetojmë në një nga qytetet më të ndotura. Si ime bijë ka sa e sa fëmijë të tjerë. Lëre pastaj të rriturit, që janë të ekspozuar ndaj këtyre grimcave.

 

Ju thatë se në Tiranë kishin vdekur në vitin 2022, rreth 2700 vetë nga ndotja e ajrit. Imagjino të vinte një njeri me mitroloz dhe ti vriste. Për çdo leje ndërtimi që jepet ne e dimë se ka një kosto për cilësinë e ajrit. Ata që i japin lejet nuk duan t’ja dinë për jetën e qytetarëve. Ata kanë 2700 vetë në ndërgjegjë çdo vit.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here