Bylykbashi për Presidentin Bajram Begaj: Nuk arriti dot as standardet e Moisiut

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi duke diskutuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në , për dekretin e Bajram Begajt që miratoi ligjin e Edi Ramës që bllokon Komisionet Hetimore në parlament, është shprehur se, dukshëm presidenti u bë palë me qeverinë.

‘Zoti president ka treguar qartazi një marrje pozicioni në favor të qeverisë. Mund të bënte një gjë krejt tjetër dhe mund të kishte kontribuar situatës. Sigurisht që edhe dështimi i tij për të kuptuar situatën politike dhe përpara se të tentonte të vinte për të ju drejtuar parlamentit, duke ditur se klima në parlament është e bllokuar për shkak të anulimit defakto të të drejtave dhe hapësirave kushtetuese të opozitës, përpara se të bënte këtë mund të bënte shumë mirë një përpjekje për të kuptuar situatën dhe ta evitonte.

A është dekreti i tij një reagim mbi këtë, apo është një marrë e qartë pozicioni, unë besoj se është kjo e fundit.

Unë do të thoja diçka.

Do të kisha dashur që zoti Begaj të ngrihej në nivelin e presidentit Moisiu, i cili ka ndjekur një logjikë krejt tjetër në zbatimin e kompetencave të tij, kur ishte president në vitet 2002-2007. Moisiu ka kthyer ligje në vitin 2004, kur ka kthyer një ligj edhe më të rëndësishëm se komisionet hetimore, ligji për pronat.

Arsyetimi i Moisiut e ka kthyer atë ligj sepse mungonte konsensusi i partive politike, ose ishte shkelur një marrëveshje politike e dhjetorit 2002, i cili kërkonte një qasje të ndryshme.

Ajo që kërkonte presidenti në atë kohë ishte që një ligj duhet që të kishte integritetin më të lartë të mundshëm dhe një nga arsyet e kthimit, ishte që një numër i madh partish politike që nuk ishin në pushtet, por ishin në pushtetin vendor, qartazi për PS në opozitë kishte kërcënuar se nëse vinte në pushtet, do të ndryshonte ligjin dhe meqë qëllimi ishte që ligji të kishte një qëndrueshme të madhe në kohë, ky ligj duhej rishikuar nga parlamenti.

Pra kemi një president që në atë kohë ka vendosur një precedent.

Pra kërkohej që ligji të ishte stabël, siç ishte ligji i rëndësishëm i pronave, po aq i rëndësishëm është edhe ligji për komisionet hetimore, duhej të kishte stabilitet, për një kohë të gjatë. Pra kemi një qasje të ndryshme.

Mesa duket Begaj nuk e arrin standardin e Moisiut sepse nuk është president konsensual dhe për këtë arsye, unë thashë që ka marrë një qëndrim qartazi me qeverinë, në vrasjen e të drejtës kushtetuese të 35 deputetëve apo më shumë, kryesisht të opozitës, për të hetuar dhe mbajtur në llogaridhënie qeverinë, dhe për ta vënë përgjegjësi publike, politike dhe penale po të jetë e nevojshme.

Presidenti Begaj është shumë poshtë këtij standardi.’, tha Oerd Bylykbashi

Share it :