I përfshirë në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, Valter Bami është liruar nga qelia. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës.
Ndryshimi i masës së sigurisë u shpall me shuarje mase sigurimi pasi ka kaluar afati gjashtë mujor i masës arrest me burg për fazën e hetimin. Kërkesa u dorëzua nga Bami në gjykatë.
Në korrik të vitit 2023, në Larushk mbeti i vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të këtij të fundit.
Bami u arrestua pas shoqërimit për herë të dytë lidhur me atentatin. Në kyçin e dorës së Bamit, sipas ekspertizës, ishin gjetur shenja baruti që dyshohet se i përkasin armës së përdorur në vrasjen e Bejtjas.