Për të folur për ligjin e miratuar nga Presidenti për Komisionet Hetimore ishte i thirrur në syritv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.
Sula u shpreh se Presidenti është i të gjithëve por ai merr urdhëra vetëm nga shefi i tij Edi Rama.
Sula: Presidenti është i të gjithëve i opozitës, i pozitës, i etnive fetare por fatkeqësisht sjellja e zotit Begaj, President nuk do t’ja thoja emrin se e ndot. Këtu janë bë normale tani që njerëzit janë me emërime nuk janë më me zgjedhje.
Dhe emërimi që i është bërë atij është bërë me detyra të kufizuara pra është një njeri që është i kufizuar në gjithçka. Do të marrë urdhëra, nuk do ta teproja që dhe në dalje publike duhet të marrrë urdhër tek kryeministri, kështu që jam i qartë për këtë punë nuk kam asnjë lloj dyshimi.
Por të arrinte në këtë pikë të paktën, të ishte ngritur në lartësi e detyrave që të bënte një tentativë duke qenë mbi palët të organizonte një tryezë qoftë dhe nga pikëpamja formale edhe sikur të mos kishte rezultat, por as atë shefi i tij zoti Rama nuk ja dha fare këtë lloj mundësie.
Ai e tha dhe vetë që nëse do të kishte një dritë jeshile nga maxhoranca do ta përmisonte, do ta ndryshonte ligjin për Komisionin Hetimor unë do ta ktheja. E kuptoni ku kemi përfunduar.