Efektivë të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit dhe akset kombëtare.
Mësohet se autoritetet po ushtrojnë kontrolle në automjetet e dyshimta me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Po ashtu qëllim i këtij aksioni është ndalimi i personave të shpallur në kërkim apo që lëvizin të armatosur.