Rënia e euros ka sjellë 40 miliardë lekë më pak në shkëmbimin tregtar të vitit të shkuar. Në raportin e fundit të INSTAT bëhet e ditur se shifrat në rënie janë si për eksportet ashtu edhe në importe
Gjatë vitit 2023 eksportet e mallrave u tkurrën me 9.5 për qind sa i përket vlerës monetare, duke pasqyruar kështu edhe zhvlerësimin e euros.Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave kapen vlerën e 440 miliardë lekëve krahasuar me 2022-in që arritën shumën e 486 miliardëve.Gjatë vitit të kaluar grupi i eksportit të tekstileve dhe këpucëve ka eksportuar 8 milionë lekë më pak mallra se vitin 2022
Edhe eksporti i produkteve të drurit dhe letrës, apo materialeve të ndërtimit ka shënuar tkurrje me 25 miliardë lekë më pak gjatë 2023-it, duke kapur pothuajse të njëjtat vlera me shifrat e 2021-it.
Duket se grupi i eksportit të ushqimit dhe duhanit ka shënuar një rritje me 4 miliardë lekë më tepër se viti 2022.
Ndërkohë, sipas raportit, vetëm në dhjetor eksporti shënoi një ulje me 6.6 për qind, duke grumbulluar vetëm 38 miliardë lekë.
Ndërsa importi kapi vlerën e 73 miliardë lekëve, shifër kjo sërisht në ulje me 23.1% në krahasim me një vit më parë. Por, megjithatë, në krahasim me nëntorin rezulton në një rritje të lehte me 1.6 %.
Sa i takon importit të mallrave në harkun kohor brenda 2023-it ato rezultuan në vlerën 873 miliardë lekëve nga 950 miliardë që ishin vitin e kaluar, shifër e përllogaritur në përqindje e ulët me 8.2%.
Në vendin tonë gjatë 2023-it u futën më shumë produkte makinerie dhe pjesë këmbimi, ndërsa gripi që dha ndikim negativ në uljen vjetore të importeve e dhanë lëndët djegëse, energjia elektrike.
Sipas shifrave, pothuajse të gjitha grupet rezultojnë në humbje në lekë sa i takon importit të mallrave brenda vendit tonë.Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me bizneset fasone ku parashtroi një paketë ndihme financiare për pagat, rimbursimin e TVSH-së, që sipas qeverisë do të frenonte falimentimin e shumë bizneseve.