Një bisedë e zakonshme degradoi në ofendime të rënda sot mes Meri Shehut dhe Roza Latit në Big Brother, që prodhoi më pas shumë reagime.
Teksa të dy banoret kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes, Roza në një moment ka qëndruar në dhomën e gjumit duke qarë. Sipas Julit, moderatorja ka marrë një vendim, i cili nuk dihet.
Juli: Kam marrë një vendim tha, boni ça të doni, kam marrë një vendim.
Rike: Jo o zemër ça po thua, duhet të ketë një moment kështu, por është e fortë. Nuk do kishte kuptim nuk mendoj se Roza është person që i lë gjërat përgjysmë, por i çon deri në fund. Këtë përshtypje kam
Juli: Edhe kështu si ti e kam, por këtu, përshtypjet jashtë…
Rike: Është ndryshe këtu, edhe veten e njeh ndryshe.
Juli: Un të thash për dialogun me Rozën që doli në prime, s’do doja ta kisha bërë. Kot ishte, këtu ke kohë me e bë edhe atë budallallëk.
Rike: Po me ça do merresh.
Juli: Ajo me Rozën nuk kishte kuptim. Me Eglën nuk e kisha qëllimisht.