Shfrytëzoi të miturën, Dervish Hasi kardio-kirurg te Sanatoriumi, në vitin 2019 i vendosën tritol në makinë

0
189

Zbardhen të tjera detaje nga mjeku i arrestuar sot, i cili dyshohet se shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion.

Dervish Hasi, me profesion kardio-kirurg, mësohet se punonte te Sanatorumi, ndërsa më herët ka qenë në një spital të njohur privat në vend.

Por emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Mjeku Hasa ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Dervish Hasi dhe roli i tij dolën në dritë falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Enver Jamaku. Ky i fundit ka treguar se në një rast ka qenë ai vetë që i ka çuar armët në shtëpinë e kirurgut.

Rrëfimi i Enver Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimin e Domart Konjarit (sot në arrati).

Pavarësisht se bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar emrat e tyre si të përfshirë në tregtinë e armëve, policia dhe Pprokuroria e Posaçme, SPAK nuk vepruan me arrestimin e tyre.

Më 23 janar 2019 rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, që ndodhet pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të zonës së njohur si “Oxhaku” në Tiranë, automjeti i mjekut Dervish Hasi është shkatërruar me lëndë eksplozive.

Për këtë ngjarje, dyshohet se shkak është bërë tregtia e armëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here