Nga Besart Xhaferri:
Ata pak deputetë që i kanë mbetur nga pas Lulzim Bashës, duhet t’i ndalin sjelljet prej kamikazi karshi kolegëve të tyre, që kanë zgjedhur të përballen me këtë regjim.
Askush nuk i ndalon deputetët e Bashës të deklarohen hapur dhe t’i bashkohen Grupit Parlamentar të PS, me të cilët janë në aleancë dhe që së bashku duan të miratojnë së afërmi reformën zgjedhore
Ata deputetë që sot kanë zgjedhur t’i shërbejnë mazhorancës, së paku një ndjesë publike duhet t’i kërkojnë atyre demokratëve dhe shqiptarëve që i votuan pikërisht për të kundërtën.
Dera e bashkëpunimit nga ana jonë do jetë e hapur për secilin prej jush që na bashkohet në aksion, pasi për ne askush nuk është i tepërt.
Ndërkohë e njëjta kritike vlen edhe për shumë mercenarë mediatik të Lulzim Bashës, që kanë harruar herën e fundit kur kanë sulmuar Edi Ramën, që të ndalin vrerin karshi demokratëve të rezistencës dhe përballjes.
Koha e pazareve ka perënduar dhe zgjedhjet e 2025 janë data e skandencës për pazarxhinjtë e pluralizmit!