Shoferi Elnis Allkanjari, është nxjerr nga makina pasi bëri aksident në fshatin Zhym në Krutje të Lushnjës dhe përfundoi në kanal.
Sipas njoftimit të policisë shoferi gjendet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.