Alimehmeti: Rama ka vetëm një axhendë, shpopullimin dhe largimin e shqiptarëve!

0
160

Pjesëmarrës në ‘Rrugën e Shpresën’ në protestë kundër arrestimit politik të kryetarit të PD dhe opozitës së bashkuar, Sali Berisha ishte dhe anëtari i këshillit bashkiak, Ilir Alimehmeti. Alimehemti u shpreh se, Rama ka vetëm axhendën e shpopullimit dhe largimit të shqiptarëve jashtë vendit.

“Mirëmbrëma njerëz të lirë, mirëmbrëma qëndrestarw!

Unë jam një qytetar si ju, një familjar si ju dhe më lejoni të përshëndes ju që në këtë atmosferë të errët jeni e vetmja dritë që po largoni hijet.

Hije që në dendësinë më të madhe janë 100 metra nga këtu, atje te kryeministria. Mbani mend dhjetë vjet më parë kur u grumbulluan hijet dhe që në atë kohë janë shtuar.

Mbani mend kur  ishte thirrja thoni po Shqipërisë për shëndetësinë dhe i pari që u ofrua ishte një biznesmen ku i rroki shqiptarëve 100 milionë euro më koncesionin e sterilizimit.

U premtuar shëndetësia falas, por OBSH thekson se 60 % të parave dalin nga xhepat e juaj. Mbani mend kur thoni se 5% e PBB do të shkonte për arsim dhe sot mezi i shkojnë 2% dhe këtë po e bën qeveria, 100 metra nga këtu atje në kryeministri.

Ju tha studentëve që  do të përgjysmonte tarifat, por në të kundërt ja dhjetëfishoi tarifat studentëve të shëndetësisë, dhe ata në pamundësi largohen nga Shqipëria dhe i thonë jo vendit.

Tha do t’i themi jo korrupsionit dhe në vend që ta luftonte në epidemi lokale që e kishte në Shqipëri e dërgoi në Amerikë e bëri pandemi duke korruptuar atje zyrtarë të lartë. Nga njëri krah i thonte po Serbisë që dhe ata shqiptar të Kosovës ti thonin Jo Shqipërisë por ata nuk e bënë kurrë dhe e vetmja axhendë është që ti thonë jo Shqipërisë, qytetarët, studentët, familjarët”, tha Alimehmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here