Arrestimi i mjekut besimtar, KMSH: Distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta

0
141

Pas arrestimit të mjekut Dervish Hasi, i cili kishte tri gra dhe abuzonte me një minorene, ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke theksuar se nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve.

“Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta”, thuhet në reagim.

Deklarata:

Në përgjigje të pyetjeve të shumta nga mediat për rastin e arrestimit të një mjeku të dyshuar për abuzim dhe vepra të tjera sqarojmë sa më poshtë vijon:

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion fetar, i cili ushtron aktivitetin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

 

Është institucion që merret me jetën fetare dhe përçimin e mesazhit të qartë e të pastër islam në vendin tonë, gjë të cilën prej një shekulli e ushtron në përputhje me parimet më të larta fetare dhe konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne e gjejmë të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket KMSh-së, por organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve tona të kultit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here