Mjeku e shfrytëzonte për p*ostitucion/Habit familja e 16-vjeçares: E dinim, ishim pjesërisht dakord

 

Dervish Hasi, me profesion mjek, u arrestua një ditë më parë pasi kishte shfrytëzuar për prostitucion një të mitur nga mosha 14-vjeçare e deri tani në moshën 16-vjeçare. Hasi kishte tre gra dhe të miturën e prezantonte si gruan e tij të katërt.

Megjithatë, asnjë nga tre gratë e tij nuk ka pranuar të flasë para hetuesve. Edhe vetë Hasi nuk ka dhënë detaje për hetuesit, duke iu përgjigjur pyetjeve shkurtimisht vetëm me “po” ose  “jo”.

16-vjeçarja e cila është shfrytëzuar seksualisht nga 42-vjeçari dhe që e prezantonte si gruan e tij të katërt, ka deklaruar se nuk ka shkuar me dhunë.

Familjarët e saj kanë pohuar se ishin në dijeni të situatës dhe se kishin rënë pjesërisht dakord. Sipas tyre nuk kishin zgjidhje tjetër pasi vajza ishte bindur nga Hasi, dhe kishin frikë se mos 16-vjeçarja kryente ndonjë veprim.

 

Mjeku e shfrytëzonte për p*ostitucion/Habit familja e 16-vjeçares: E dinim, ishim pjesërisht dakord

“Po i hedhin hi syve shqiptarëve”, Bardhi:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko