Nga Milaim NELA
Bajram Begaj është një peng viktimë!
Ai ishte peng i dosjes “Meçollari” e cila është e depozituar në SPAK para se ai të detyrohej të ulej në karrigen e Presidentit nga patronazhisti i tij Edi Rama!
I shkreti Bajram ka dy rrugë;
- Të kundërshtojë shkeljet flagrante gjë e cila e çon drejt shkarkimit dhe burgut të pashmangshëm (të cilit gjithësesi nuk do ti shmanget dot, është vetëm çeshtje kohe) ose
- Të leximit të arësyetimeve të dekreteve që miraton e që dukshem nuk janë të zyrave të tij por të pasuesve të Fugës në kryeministri e te mbllaçitë paturpshëm turpin siç po bën!
Ai ka zgjedhur rrugën e dytë me logjikën se kushedi ç’bën Zoti e ndoshta i shpëtoj burgut!
Begaj është një kukull pa personalitet dhe nuk meriton as të përmendet si president sepse thjesht nuk ekziston!