Ndërkombëtarët që s’bëzajnë

0
165

Nga Klodian Tomorri

Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetem jashte kontrollit te qeverise. Ishte. Sepse tani nuk eshte me.

Sot Edi Rama eshte qeveria. Edi Rama eshte Parlamenti. Ai eshte edhe Presidenti, prokurori, gjykatesi. Ishte dhe FBI- ja madje. Pra, zoti Rama eshte gjithcka.
Disa optimiste thone se nuk eshte dot Spaku. Te tjere thone se eshte vetem pjeserisht. Ndersa ata me pesimistet mendojne qe zoti Rama eshte edhe Spaku. Por c’rendesi ka? Spaku nuk mund te jete opozita.

Kollonat e shtetit ligjor shemben nje nga nje. Dhe gjithcka kalon me nje normalitet dhe indiference qe te kall tmerrin. Ajo qe vjen me pas nuk ka nevoje fare te paragjykohet. Na e tregon historia. Pushteti pa kufi ka korruptuar dhe Papet ne Vatikan.

Nje pjese e opozites, ajo qe drejton zoti Basha, me fjale thote se eshte kunder uzurpimit te hetimit parlamentar. Por vetem kaq. Sepse nga tjeter mendon se jeta parlamentare duhet te vazhdoje normalisht.

Nje pjese tjeter e opozites, qe jane partite e vogla nuk ndihen fare. Ose kane frike te ndihen. Nese keta thone te gjithe se jemi ne opozite me qeverine, ka nje pyetje shume te thjeshte. Kujt po ja merr qeveria komisionet hetimore?

Taulant Balles? Blendi Cucit? Damian Gjiknurit? Jo. Opozites po ja merr. Perfshire asaj pjese te opozites qe beson ose ka qejf te besoje se vendi eshte ne normalitet. Dhe permes tyre po ja u merr qytetareve.

Megjithate ky vend ka pare shume opozita. Ka pare opozita me arme, opozita pa arme. Opozita qe flasin, opozita qe heshtin. Ka pare dhe opozita Kerperate. Tani po shikon dhe nderkombetare qe nuk duan me opoziten. Ose me sakte nderkombetare qe nuk bezajne, kur opozita dhunohet.

Heshtin nderkombetaret. Ashtu si heshten kur maxhoranca mori te pakten 5 deputete ne tavoline duke ndryshuar ne menyre te njeanshme marreveshjen e 5 qershorit. Nuk bezajne.
Ndoshta mendojne qe me heshtjen e tyre po “vrasin” Non Gratan. Ose besojne se demokracine do ta ruaje SPAK-u me Dumanin. Por kjo eshte mbrapsht. Nese demokracite do te ruheshin me police dhe prokurore, Shqiperia e Enver Hoxhes do ishte vendi me demokratik ne bote.

/Kapitali.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here