“Nuk do lejojmë një RamaReformë”, deputetët e opozitës nuk lejojnë Gjiknurin të ulet

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sallën ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në pamje shihet se të gjithë ligjvënësit janë ulur në karriget e anëtarëve të Komisionit.

Shihet që Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metaliaj i ka zënë karrigen Enkelejd Alibeajt.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se nuk do lejojnë punimet e komisionit.

“Mesazhi është i qartë, nuk do lejojmë RamaReformë,” tha Noka.

Share it :