Plas e qeshura në studio me deklaratat e Veliajt, Agron Llakaj: Ore ky ça ka pirë, se nuk ka mundësi?! (VIDEO)

Dy aktorët dhe humoristët e njohur, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli kanë vënë në qendër të puntatës së tyre të fundit në emisionin “Fake Off” në Vizion Plus, kryebashkiakun e Tiranës. Shkak janë bërë deklaratat e Erion Veliaj, të cilat janë përtej detyrës si politikan.

Fraza të pakuptimta gjatë komunikimit publik, që herë lënë të kuptohet se ai që po ju flet qytetarëve është një mjek kardiolog, i cili ju shpjegon gjatësinë në centimetra të arterieve që shkojnë në tru, herë një bujk që i ndërthur me kanalet kulluese të tokave, por jo kryebashkiaku.

“Ore ky na di budallenj ne, se nuk e kuptoj… Ça do ketë pirë se s’ka mundësi?!”, thotë Agron Llakaj teksa komenton deklaratat e kryebashkiakut, duke mos mbajtur dot të qeshurën në transmetim. “Mandati i fundit”, ia kthen Xhefri, që ia plas edhe vet gazit.

(Pjesë nga emisioni në Vizion Plus, duke nisur nga minuta 12.20 e në vazhdim).

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *