Pritet rënie temperaturash nesër/ ARRSH bën thirrje: Merrni masa dhe shmangni lëvizjet e panevojshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëroi se sipas informacioneve meteorologjike, duke filluar nga nesër, datë 20 janar 2024, i gjithë vendi do të pësojë rënie të temperaturave që në zonat veriore dhe verilindore do të shoqërohen me reshje të dendura dëbore dhe erë, ndaj drejtuesit e mjeteve sidomos duhet të marrin disa masa.

“Rekomandojmë të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me temperatura shumë të ulëta dhe të qarkullohet vetëm me goma dimërore që mos të shkaktojnë bllokim të rrugës duke penguar edhe punën e borëpastrueseve si dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore, – vërejti ARRSH në Fb. – Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë marrë masa për përballimin e situatës në terren dhe për të siguruar qarkullim normal.”

Share it :