Nga Tritan Shehu:
Vendimi i SPAK për të mos lejuar Berishën që të marrë pjesë në seancat parlamentare, nxjerr zbuluar SPAK, qëllimet e regjimit dhe të Ramës.
Çdo gjë u montua, u ngrit, u ndërtua e po vihet në skenë për të izoluar nga skena politike, mbyllur gojën, politikanit Berisha, kryetar i PD. Ndaj Berishës nuk ka asnjë vendim gjykate si fajtor. Ka vetëm dyshime e akuza të pakonfirmuara. Dhe regjimi kërkon ta largojë edhe nga Kuvendi … përveç “arrestit në shtëpi”…
Krejt në kundërshtim kjo me të drejtat europiane, por dhe të aplikuara në vendin tonë. Krejt në kundërshtim me praktikat e vendeve të tjera demokratike, parimet e drejtësisë kjo
Regjimi sot doli përsëri lakuriq në qëllimet e tij politike ndaj Berishës, por doli lakuriq edhe në frikën që ka ndaj fjalës së Berishës, sepse ai në parlament vetëm do të flasë, në frikën që ka nga fjala e lirë, demokracia!
Në fakt ka të drejtë në frikën e tij, sepse liria e regjimi janë dy nocione të papajtueshme midis tyre dhe gjithmonë në fund të fundit fiton liria.