Roza Lati “mollë sherri” mes Klodit dhe Sarës: S’ta jap dot atë që po kërkon…

Linjat perfekte të Roza Latit në bikini teksa po hynte në dush janë kthyer në “mollë sherri” mes Sarës dhe Klodian Duros.

Ndërsa Sara dhe Egla e komplimentuan për trupin në ‘top formë’ Rozën, te dushet në momentin e ecjejakes së moderatores e cila po mblidhte produktet e nevoshme që do t’i asistonin gjatë banjës, rastisi edhe Klodi. Trajneri u ndal në një moment ndërsa banoret po diskutonin me Lisin për xhuxhin memec të Borbardhës, por është kapur “mat” nga Sara, e cila e akuzoi se po përgjonte pas derës.

Pastaj biseda ka devijuar në një diskutim komplet tjetër.

Sara: Po ti ku ishe mor? Nejse ti po ruaje me derën hapur, të pash unë aty.

Klodi: Po ç…

Sara: Po edhe po rrije aty tek dera pastaj.

Klodi: Po qëlloi momenti, s’e kam…

Sara: Për Rozën mor e kam sepse ka trupin e mirë…

Klodi: Po shumë mirë.

Sara: …dhe ka dalë cullak.

Klodi: Pse se ke parë ndonjëherë ti?

Sara: Ça do o Klodo?!

Klodi: Asgjë.

Sara: S’ta jap dot atë që po kërkon ti. Më vjen keq…

Klodi: Çfarë po kërkoj unë?

Sara: Çfarëdolloj gjëje që po kërkon, s’ta jap dot unë.

Klodi: Asnjë gjë s’po kërkoj, unë po flas.

Sara: Më fal.

Klodi: S’ke pse kërkon ndjesë sepse s’bëre nonjë gabim, thjesht bashkëbisedove.

Share it :