Salianji: Kryeministri do të tregojë një lloj patronazhimi ndaj Presidentit

0
152

Dekreti i presidentit për Komisionet Hetimore ka hapur debate në studiot televizive. Në Top Channel ishte deputeti Ervin Salianji, i cili tha se Rama po merr në mbrojtje presidentin Begaj.

Babaramo: Ne prisnim që ky (Presidenti) të ndërhynte, nuk mundësh të shkosh pa bërë përpjekjen më minimale për të zgjidhur krizën dhe këtë ngërç në politikën shqiptare.

Salianji: Ka pasur komunikim, por në fund të ditës nuk kemi një produkt. Si simbolikë mund të ketë gjithsecili mendimin e vet. Ajo që është më e turpshme është që Kryeministri del dhe e merr në mbrojtje. Di t’ju them që Kryeministri do të tregojë një lloj patronazhimi, duke thënë që ka ikur koha. Ç’punë ka kryeministri të marrë në mbrojtje. Problemi që ka Rama është që është autokrat

Babaramo: Nuk ka një institucion, ka një individ.

Rakipllari: Ka një problem, nga njëra anë opozita është në rrugë radike në Parlament, nga ana tjetër pret nga Presidenti, që po dështon, nuk po bën asgjë.

Salianji: Të gjithë institucionet janë në dorë të një indivdi.

Rakipllari: Kjo mazhorancë mund të ndryshojë nga efekti ndërkombëtar, udhëheqësi juaj është non grata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here