SPAK po i vjen bën një dhuratë që Edi Rama as nuk e kishte ëndërruar, duke i djegur Sali Berishës mandatin e deputetit. Përndjekja e kreut të opozitës nga Prokuroria Speciale ka vazhduar këtë të premte me refuzimin e lejes për të marrë pjesë në seancat parlamentare, kur dihet se pas 6 muajsh mungese, mandati digjet.Nëpërmjet një shkrese të firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorët, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai është rrëzuar leja që kërkoi Sali Berisha për t’u paraqitur në parlament.
Fillimisht SPAK shpërndau një njoftim zyrtar, ku thuhej se “Personi nën hetimSali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”.
Por si kanë arsyetuar prokurorët e SPAK për refuzimin e lejes?
Në përgjigjen e plotë që i kthyen Berishës, ata shkruajnë se masa e sigurisë “arrest shtëpie” është e njëjtë me atë atë të “arrestit me burg”. Ndaj sipas Krajës dhe Millonait, ashtu si çdo qytetari të zakonshëm i ndalohet të shkojë në punë, ashtu edhe Sali Berishës i ndalohet e drejta të shkojë në parlament.
Dy prokurorët citojnë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë që thotë se: “… Leje, e cila në vetvete për nga natyra e saj, sidomos për nga kohëzgjatja dhe vazhdueshmëria thuajse e pandërprerë sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, dhe për nga moria e veprimtarive kuvendore do të zbehte pothuajse krejtësisht qëllimin dhe objektin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit.”
Po ashtu, sipas prokurorëve dhënia e lejes nuk parashikohet në asnjë nen të Kodit të Procedurës Penale. Ndaj, sipas Krajës dhe Millonait “e drejta kushtetuese për të ushtruar funksionin e deputetit nuk mund të konsiderohet si mbizotëruese në raport me përmbushjen e interesit kushtetues që ka të bëjë me plotësimin e nevojave për mbarëvajtjen e procedimit penal“.
Përgjigjia e SPAK për Berishën vjen një ditë pasi u caktua data 23 Janar për ta marrë në pyetje. Për kreun e opozitës nuk ka asnjë akuzë zyrtare, por ai është thjesht person nën hetim në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.
Sali Berisha fillimisht refuzoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe sekuestrimin e pasaportës, pasi SPAK nuk kërkoi heqjen e imunitetit në parlament. Duke parë shpërfilljen që i bëri institucionit, prokurorët vendosën ta çojnë në arrest shtëpie, ku ai po qëndron prej disa javësh.
Nxjerrja e Berishës jashtë parlamentit është një kërkesë e hershme e Juri Kim, që pas shpalljes së tij non grata. Por duke qenë se shpallja “non grata” nga amerikanët nuk e zbehu fuqinë elektorale të Berishës, tani po përdoret SPAK për ta goditur.
Ndërkohë që drejtësia merret me Berishën, Rama ka shtruar rrugën për arritjen e disa marrëveshjeve që kërkojnë 84 vota me Lulzim Bashën./Lapsi.al