Një aksident u shënua mesditën e sotme në Klos.
Automjeti i drejtuar nga T.K., ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar M.S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë moti i keq, ndaj dhe Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të ulin shpejtësinë dhe të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë.