Përmbyset borëpastruesja në Rrugën e Kombit

Reshjet e borë kanë qenë prezentë në disa rrethe në vend, ndërkohë që problematika ka paraqitur situata e reshjeve në disa akse rrugore, ku kërkohet vëmendje e shtuar e drejtuesve të mjeteve.

Në urën e Milotit për shkak të erës së fortë është rrezuar një kamion. Ndërkohë është krijuar edhe trafik i rënduar.

Po ashtu, nga reshjet e irëve të fundit ka patur vështirësi qarkullimi në disa akse në qarkun e Dibrës, të Kukësit, Shkodrës, Korçës.

Disa automjete mbeten të bllokuara në rrugën e Arbrit, segmenti nga ura e Vashës deri në Qafën e Buallit pasi tentuan të lëvizin pa zinxhirë. Në këto kushte, Policia Rrugore u detyrua të bllokojë plotësisht qarkullimin në Rrugën e Arbrit dhe lëvizja është devijuar në aksin e vjetër që kalon nga Shkopeti.

Share it :