Sadushi kërcënon avokatët! Berisha: Soros shkatërroi sistemin e drejtësisë dhe e vuri në dorë të Ramës!

Kreyedmokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar poshtë banesës së tij, deklaroi se Xhorxh Sorosi e shkatërroi sistemin e drejtësisë për ta vendosur në dorën e Edi Ramës.

Berisha tha gjithashtu se “Komisar Sadushi kërcënoi avoketërit nëse bëjnë rekurse për çështjet që mbrojnë”.

Më tej, lideri i opozitës shprehet se qeveria Rama mendoi se duke vendosur në arrest shtëpie Sali Berishën, do i jepnin opozitës goditjen vendimtare, por opozita u ngrit si Feniksi dhe kësaj here do ecin të sigurt drejt fitores.

Në fund, Berisha paralajmëron Ramës se po i vjen fundi.

Deklarata e Berishës:

Çdo ditë, zhvillimet flasim për abuzime masive të të drejtave të shqiptarëve.

Dje lexoja nga 5200 të burgosur, 3200 janë në paraburgim.

Imagjinoni miq se ku janë të drejtat e njeriut në këtë vend. I marrin dhe i plasin në qeli sikur të mos ishin njerëz dhe i lënë pa proces gjyqësor sepse shkatërruan sistemin me Xhorxh Sorosin për të vendosur, për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive.

Komisar Sokol Sadushi kërcënon dje avoketërit, mos sillni rekurse.

Miqtë e mi, në çdo vend të botës, edhe në diktatura, sistemi tre shkallësh i drejtësisë është garanci kushtetuese.

Por pasi krijuan Drejtësinë e Partisë, pasi krijuan drejtësinë si seksion të PS-së, tani nuk kanë më gjykatës, nuk kanë më prokurorë.

Mijëra e mijëra shqiptarë mbahen në burgje sepse nuk ka njeri t’u bëjë dosjen gati, nuk ka njeri të gjykojë ata qindra e mijëra.

Mbi 130 mijë presin në dekada për të mos marrë kurrë vendimin për të drejtat e tyre.

Ky është vetëm njëri aspekt, nga më të shëmtuarit i narkoshtetit.

Por në çdo aspekt ta marrësh, e keqja po ngulitet çdo ditë e më thellë në qenien e kësaj shoqërie dhe të këtij kombi.

Ndaj dhe ju, çdo ditë e më shumë, bëheni më të mëdhenj, shndrisni më shumë në misionin tuaj, në betejën tuaj.

Kështu që shpreh edhe njëherë mirënjohje të pakufishme, besimin e palëkundur se me kauzën tonë të drejtë do fitojmë.

Mos harroni se 3 vjet më parë menduan se opozita shqiptare u ndry në banesën e harresës. Por gabuan. U ngritëm si Feniksi sepse kauza jone ishte dhe është e drejtë.

Përsëri menduan se duke vendosur në arrest shtëpie Sali Berishën, do i jepnin opozitës goditjen vendimtare.

Përsëri u ngritëm si Feniksi dhe kësaj here do ecim të sigurt drejt fitores.

Edi Rama, fundi yt po vjen.

Luftëtarët e lirisë, misionarët e shpresë, shqiptarët do fitojnë, kurse regjimi do përfundojë në kalendat e historisë.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë fitorja!

Fitore, fitore, fitore!

Share it :