Sherri mes Merit dhe Rozës, vendimi i BB: Ky banor shkon direkt në nominim

Debati që nisi për shuplakën gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother, vijoji edhe natën e sotme të spektaklit.

Roza: Zonja Meri shpif në mënyrë të ekzagjeruar.

 

Meri: Mos më thuaj zonja Meri mua. Çfarë kam shpifur

 

Roza: Nuk të llogaris farë

 

Meri: Po më provokon. Pse u bërë garipe apo ngaqë ishe shoqe Ilnisës. Karakterin tënd lidhur me mua e ke shprehur

 

Roza: Ca të djeg?

 

Meri: Mënyra e ndyrë sesi luan më djeg. Provokomi është mënyra më e ndyrë për të lozur. Nuk ka pasur kontakt fizik thash pse i lëviz mjekra mos është silikon. Dhunë quhet kjo?

 

VENDIMI

Vëllai i madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikisht në nominim, bashkë me banorët e tjerë që do të nominohen sot në fund të spektaklit.

Vendimi vjen pas debatit të ashpër që  Meri Shehu pati me Roza Latin, ku kjo e fundit tha se u qëllua me shuplakë. Debati agravoi me debate të njëpasnjëshme, ofendime dhe kërcënime.

Big Brother duket se ia ka lënë zgjedhjen publikut, të vendosin nëse Meri ka apo jo të drejtë kur thotë se nuk ishte shuplakë, por në kuadër të shakasë.

 

Share it :