Shpalli gjendjen e emergjencës, flet kryebashkiaku i Fushë Arrëzit: 12 fshatra janë totalisht të bllokuar

0
93

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hil Curri, ka folur për situatën e  motit të ke, pasi reshjet e dendura të borës kanë shtyrë bashkinë të shpallë gjendjen e emergjencës.

Për Report Tv, Curri tha se janë 12 fshatra të bllokuara totalisht dhe komunikimi me telefon është i pamundur. Curri theksoi se nuk mund të ndërhyjnë as me helikopter.

“Shtabi është i shpërndarë. Është e pamundshme lidhja me fshatrat dhe njësitë administrative. Fshatrat Iballë, Berishë e Madhe, Galisht… 12 fshatra janë totalisht të bllokuar. Deri në qendër të Iballës kemi munduar të çojmë mjete. Mjetet e pastrimit në Iballë janë bllokuar nga reshjet e borës. E pamundur dhe lidhja me fshatrat me anë të telefonit. Ndërhyrja me helikopter është e pamundur. Situata është tejet e jashtëzakonshme. Në dhjetë vitet e fundit ky vit është më i vështirë për bashkinë e Fushë Arrëzit. Vështirësia bëhet çdo ditë e më shumë më problematike.  Kemi kërkuar pjesën e ndihmës me anë të mjeteve dhe pastaj për ti furnizuar me ushqime disa fshatra”, tha Curri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here