I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Megi Fagu për të komentuar aksionin e opozitës dhe komisionin Reformës Zgjedhore ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Vasili është shprehur se opozita e bashkuar ka si qëllim zhbllokimin e reformës zgjedhore nga mazhoranca dhe zgjatimi i saj në grupin e drejtuar nga Basha. “Aksioni i djeshëm i opozitës ishte për zhbllokimin e reformës zgjedhore pasi ata që e kanë bllokuar janë ata që rrinë sëbashku, mazhoranca me segmentin e mazhorancës në opozitë
Ajo që opozita po bën është të zhbllokohet kjo reformë pasi vijmë pas dy palë zgjedhjeve njëra më e zezë se tjetra si ajo e 25 prill 2021 dhe zgjedhjet de 14 majit ku raportet e OSBE-ODIHR janë shumë të r3ëdna që as në 1992 nuk ishin raporte aq të zeza.
Në Shqipëri janë bërë narko zgjedhje dhe janë bërë shembulli negativ i europës por edhe më gjerë dhe ajo që po shikohet është e qartë ky OS dhe rilindja që ka në opozitë e drejtuar nga Basha është shkatërrimi i zgjedhjeve dhe duke i grabitur pa i fituar realisht.”