Partia Demokratike i ka kërkuar publikisht Strukturës së Posaçme Antikorrupsion se në ç’etapë janë hetimet për kallëzimin që ka bërë ndaj kryebashkiakut të Matit, Agron Malajt, i cili bashkë me vëllanë e tij Fatos Malak dhe zyrtarë të bashkisë janë akuzuar për shpërdorim detyre
Kryetarja e PD në Mat, znj. Denisa Vata, deklaroi sot se më datë 21 nëntor 2023, PD kishte depozituar pranë SPAK-ut, kallëzimin penal kundër kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malajt; kundër vëllait të tij, Fatos Malajt dhe zyrtarëve të procedurave të prokurimit të këtij institucioni vendor.Objekti ishte:“Kallëzim i veprave penale të shpërdorimit të detyrës, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, fshehje të të ardhurave, pastrim i produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale
Por, theksoi Vata, deri tani ne nuk kemi asnjë informacion ndaj këtij kallëzimi penal ndaj, i inkurajojmë strukturat e SPAK-ut të vijojnë punën e hetimin dhe nxjerrjen e përgjegjësve dhe dënimin e tyre.Partia Demokratike qëndron në këmbë dhe vijon me denoncimet ndaj zyrtarëve shtetërore të cilët abuzojnë me detyrën dhe fondet publike, – nënvizoi kryedemokratja e Matit, – por njëkohësisht kërkon bashkëpunimin me organet e drejtësisë për t’u ngritur në lartësinë e detyrës së saj në mbrojtje të interesit kombëtar dhe luftë kundër korrupsionit, i cili fatkeqësisht është ulur duarkryq në Shqipëri dhe deri tani i pacënuar.”