Virozat e stinës, mjeku: Janë ulur antitrupat e virusit, ka më shumë të prekur nga gripi

Mjeku Erion Dasho ka folur për situatën me virozat e stinës në Shqipëri.

Në një lidhje për Fax News, Dasho i shpreh se momentalisht situata nuk është shqetësuese pasi sipas tij ulja e antitrupave të virusit të gripit, ka rritur personat e prekur të cilët shpesh kalojnë forma të rënda të gripit.

“Situata në Shqipëri duket një situatë… nuk duket shqetësuese për të  qenë e ngjashme në pandemi. Ka raste të qoftë të gripit qoftë të covidit të cilat qarkullojnë në frekuencën e pritshme. Gjatë viteve të pandemisë patëm një rënie të numrit të infektimeve nga gripi. Kur qarkullojnë disa viruse kemi renie të virozave të tjera. Në vitet e para të pandemisë në 2020-2021 patëm një rënie të numri të gripit. Kjo situatë.. të gjithë e dimë që Covidi nuk shkakton imunitet të përjetshëm por vit pas viti që siguron një mbrojtje për vitin -pasardhës. Gjatë sezonit të virozave 2021 2022 pandemia dhe infekisionet e covidit penguan virusin e gripit. Antitrupat e virusit të gripit në popullatë ulen dhe në këtë mënyrë duke filluar nga sezoni i kaluar kemi persona më të prekur nga gripi dhe kalojnë forma më të rëndë”, tha Dasho.

Share it :