Deputetja e PD-së, Flutura Açka, rreshtuar në mbështetje të Lulzim Bashës dhe kundër Berishës, ka përkujtuar sot 13-vjetorin e protestës së përgjakshme të “21 Janarit”, bashkë me zyrtarët e PS-së dhe të qeverisë.
Edhe pse Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm gjatë kohës kur ndodhi ngjarja e rëndë, Açka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo e sotmja është një ditë hipokritësh politikë, teksa katër frymë mungojnë.
“Ditë hipokritësh politikë…Dhe katër frymë që mungojnë 21 janar 2011”, shkruan Açka në postimin e saj.