Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje misionit të OSBE/ODIHR në lidhje me binomin Rama-Basha, ku sipas tij është ndihmë për monizmin.Sipas Berishës, çdo ndihmë ndaj Rama-Bashës është ndihmë për konsolidimin e pushteti të krimit të Edi Ramës.Berisha: Të dashur miq!Komentoni shpesh dhe është normale, roli i faktorit të huaj.
Fatin e Shqipërisë nuk mund ta zgjidhë kurrë kush tjetër, përveç shqiptarëve, përveç jush, ndaj dhe ta marrim atë në duart tona dhe do ta zgjidhim.
Por nga ana tjetër unë do tu jap ju vetëm disa shembuj.
Institucionet më të rëndësishme evropiane denoncuar Edi Ramën publikisht për mohimin e të drejtave të opozitës për mohimin e komisioneve parlamentare.
Komisioni Europian i tha Edi Ramës se me mohimin e komisioneve provon fajësinë tënde si hajduti më i madh në historinë e shqiptarëve, si një nga hajdutët më të mëdhej në Europë.
Të njëjtën gjë, ministria e Drejtësisë së SHBA dërgoi në gjykatë dosjen në të cilën Edi Rama denoncohet se ka paguar 225 mijë dollarë, tradhtarit McGonigal për të luftuar opozitën.
ministria e Drejtësisë së SHBA dërgoi në gjykatë dosjen në të cilën akuzon Edi Ramën se me ndërhyrjen e Charles McGonigal ndryshoi licencat e naftës për llogari të Damian Gjiknurit dhe ish-oficerit të sigurimit të shtetit, Agron Neza.
Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, a nuk është koha tani të pyesim veten se çfarë po bëjmë ne për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama.
Në cilin vend që kryeministri të akuzohet nga prokuroria e një vendi për vepra të rënda kriminalre dhe të pranohet si kryeministër.
Cili kryeministër në Europë akuzohet nga KE-ja se bllokon komisionet e hetimit, vetëkuptohet për shkak të vjedhjeve të tmerrshme dhe skandaleve që ke bërë.
Kjo tolerancë nuk na nderon ne.
Ky durim është i tepërt është i dëmshëm, ndaj dhe duhet të ngrihemi.
Përsëri po në këtë çështje, Edi Rama për të bërë ndryshimet që do në Kodin Elektoral mori pengun e tij për ta servirur si opozitë.
Pengu me porosi të Ramës, mashtroi shqiptarët kur u tha se, kanë ndërmjetësuar partnerët tanë.
Partnerët njëri pas tjetrit e përgënjeshtruan Ramën dhe pengun e tij.