Blushi: Rama dhe Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, SPAK hesht

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ishte i ftuar sot në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca ku foli rreth aferave të bashkisë Tiranës dhe heshtjes së SPAK përballë këtyre aferave.

Gjatë intervistës, anëtari i Këshillit Bashkiak, nga partia e Lirisë, theksoi se Erion Veliaj gjatë dy mandateve në krye të bshkisë ka dëshmuar se është armiku më i madh jo vetëm i qytetarëve të Tiranës por edhe vetë kryeqytetit.Në mbledhjet e Këshillit Bashkiak prania e mediave nuk është e lejuar edhe pse ne, si përfaqësues të opozitës e kemi kërkuar këtë vazhdimish, por jo vetëm Veliaj nuk lejon mediat, po e mbush sallën me gardistë, apo punonjës të polcisë bashkiare, ka thënë Blushi.

Kjo është e pritshme nga një kryetar bashkie që në dy mandate i është shmangur transparencës dhe llogaridhënies në mënyre ekzemplare. Veliaj është kampion sa i përket frikës nga e vërteta. Kërkesa e opozitës në Këshillin Bashkiak për debat me Veliajn për inceneratorin nuk u pranu, me argumentin se është çështje në hetim nga drejtësia shqiptare. Ne kemi kërkuar mbledhjen e Këshillit për këtë çështje sepse janë miliona e miliona euro, edhe në këtë moment që ne flasim po paguhen 80-milionë euro për një incinerator imagjinar. Një incinerator inekzistent i cili financohet nga taksat e qytetarëve Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë për një aktiviteti të cilin ai nuk e kryen. Siç është incenerimi i mbetjeve. Dhe sigurisht tmerrin nga firma që Erion Veliaj ka hedhur në këtë project, sepse sikur e dini ai është propozuesi e iniciuesi i kësaj afere. Megjithatë ne jemi të vendosur për të bërë transparencë për këtë aferë, ashtu siç kemi denoncuar pak ditë më parë për një ndërtim pa leje në një hapsirë prej 15-hektarësh, që për fat të keq rezulton një ndërtim pa leje.

Dhe kjo ndodh kur dhjetëra qytetar enden gjykatave për nje dritare pa leje, dhe drejtësia hesht. Kur vetëm sot policia ka bërë publik një rast në Shkodër për tre kasolle prej druri, dhe në mes të Tiranës një ndërtim 15-hektarë policia nuk e sheh, drejtesia nuk e sheh, inspektoriati kombëtar nuk e sheh…

Sa i përket inceneratorit, kjo aferë korruptive është një grup i strukturuar criminal, dy janë kokat drejtuese të këtij grupi dhe ata janë Edi Rama dhe Erion Veliaj…”,- u shpreh Blushi.

Më tej Blushi foli edhe për taksën e përkohëshme të arsimit të vendosur nga Veliaj, taksë e cila ka mbledhur 50-milionë euro, para të cilat nuk dihen ku kanë shkuar.

Share it :