Bumçi: Opozita u godit me top, Berisha u godit sepse pa logo, pa emër në fletën e votimit mori 38% të votave

Demokratët duken të vendosur në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas arrestimit politik të tij.  Që prej 31 dhjetorit qindra demokratë janë çdo pasdite pjesë e protestës që zhvillohet poshtë banesës liderit demokrat.

Edhe mbrëmjen e sotme protestuesit janë mbledhur në atë që ata e kanë emëruar simbolikisht “Rruga e Shpresës” në kryeqytet dhe shprehin mbështetjen e tyre ndaj Berishës.Në fjalën hapëse, demokrati Aldo Bumçi foli për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin prej vitesh.

Unë kam një thirrjë për gjithë shoqërinë shqiptare. Po i drejtohem bizneseve, prodhuesve shqiptarë, atyre që eksportojnë që kanë një vit që janë në krizë, që po shkojnë drejt falimentimit për shkak të zhvlerësimit të euros. Ka një vit që të gjithë ata që prodhojnë në Shqipëri dhe shesin jashtë nuk mbulojnë dot kostot, sepse euro vetëm në Shqipëri është zhvlerësuar në 20% si askund tjetër. Pse nuk e keni bindur dot kryeministrin? Vetëm Fasonët kanë 70-mijë familje. Pse nuk e keni bindur dot kryeministrin për që t’ju ndihmojë?

Ka vetëm një përgjigje. Ju nuk e keni bindur dot kryeministrin dhe nuk do ta bindni dot kurrë sepse në një vend pa zgjedhje, në një vend ku godite opozita, ju nuk keni zë, ju nuk këni peshë. Kjo është një betejë për ju, ju nuk do keni zë kurrë në një vend ku nuk ka zgjedhje. Nuk do ju dëgjojë askush nëse nuk vini këtu, në këtë rrugicë. Thotë cila opozitë? Miq, a ka shembull më të madh të kësaj qëndrese? Jemi në vitin 11 në opozitë, në vitin e 5-të pa asnjë pushtet… kjo opozitë është goditur me top, dhe sërish mori 38% në zgjedhje. Sa mori opozita serbe ne zgjedhje, 23% mori. Na hoqë emrin e kryetarit të opozitës nga fleta, cila parti ka garuar me zero fonde publike, në 50% të tavolinave kemi qenë pa numërues…me gjithë këto sulme ne morëm 38%. Ne jemi të fotë, pse jemi të fortë u godit Berisha, pse jemi të fortë jemi nën sulme…”, – u shpreh Aldo Bumçi.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *